Sot mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin “Banjska”

Sot mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin “Banjska”

Sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin “Banjska” ashtu siç ka qenë e caktuar paraprakisht.

Deri më tani procedura penale është veçuar vetëm për tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim: Bagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tyre është mbajtur më 17 prill 2025 ku të tre janë deklaruar të pafajshëm. Ata kishin mohuar fajësinë edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024. Në seancën e prillit, fjalën hyrëse e ka dhënë prokurori special, mbrojtja dhe pala e dëmtuar.

Aktakuza për këtë rast është ngritur më 11 shtator 2024 dhe ka të bëjë me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë atë me Serbinë.

Si pasojë e këtij sulmi, është vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, si dhe janë rrezikuar jetët e zyrtarëve të tjerë policorë dhe të popullatës civile.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti