Rusia thyen rekordin, borë deri në katin e dytë të banesave (VIDEO)

Rusia ka thyer rekordin e saj 146-vjeçar të reshjeve të borës, njoftoi shërbimi meteorologjik i vendit, ndërsa disa rajone u përballën me kushte ekstreme dimërore.
Në disa zona, bora arriti deri në katin e dytë të ndërtesave të banimit, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët.
Gadishulli Kamchatka, në Lindjen e Largët të Rusisë, u godit nga një stuhi e fuqishme dimërore gjatë natës së 13 janarit, e cila paralizoi jetën në rajon. Autoritetet thanë se, pavarësisht situatës së rëndë, nuk janë raportuar viktima apo të lënduar.
