“Sunny Hill” publikon datat për vitin 2026

“Sunny Hill” publikon datat për vitin 2026

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë publikuar datat për këtë vit.

Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

“Zyrtarizohet. Festivali Sunny Hill më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. Shihemi në ‘kodër”, thuhet në postimin e llogarisë zyrtare të festivalit në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Këtë postim, në Instastory, e ka shpërndarë edhe ylli Dua Lipa.

“Sunny Hill” ka sjell në Kosovë emra të njohur të skenës botërore, duke mbledhur për tri ditë vizitorë nga e gjithë bota.

Kosova gjatë ditëve kur mbahet festivali, kthehet në fokusin e mediave botërore, të cilat shkruajnë për atmosferën, emrat e njohur që përformojnë dhe energjinë e mirë të festivalit.

Vitin e kaluar “Sunny Hill” ishte temë në mediat e mëdha si BBCThe GuardianDaily Mail, të cilat përveç festivalit, raportuan edhe se si Dua Lipa mori nënshtetësinë e Kosovës.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti