Dramë e re në familjen e Ibrahim Tatlisesit, ja çka thotë vajza e tij Dilan Çitak

Dramë e re në familjen e Ibrahim Tatlisesit, ja çka thotë vajza e tij Dilan Çitak

Marrëdhënia e tensionuar mes legjendës së muzikës turke, İbrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, këngëtares Dilan Çıtak, ka pësuar një tjetër krisje publike. Pas deklaratave të forta dhe akuzave të këngëtarit, nuk ka vonuar as përgjigjja emocionale e Dilanit në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi vetëm pak ditë më parë, kur Tatlıses u shpreh publikisht i zhgënjyer nga familjarët e tij. Ai e thumboi drejtpërdrejt të bijën me fjalët: “Kur rrezikohet apo është ngushtë thotë “Jam vajza e İbrahim Tatlıses”-it, ndërsa kur nuk ka nevojë për mua thotë “Nuk e njoh”.

Pas kësaj deklarate që bëri menjëherë xhiron e mediave turke, Dilan zgjodhi të reagonte përmes një statusi në Instastory. Pa kërkuar përplasje direkte, ajo u shpreh se kjo situatë e krijuar po e dëmton atë profesionalisht.

“Nuk inatosem për asgjë, por disa gjëra po prekin muzikën time. E kam të vështirë ta vë në jetë muzikën time. Nga t’ia nis? Grupi MFÖ e ka thënë shumë bukur, por ja që s’di si ta shpjegoj,” – ishte mesazhi domethënës i këngëtares, duke lënë të kuptohet se pesha e emrit dhe dramave të babait po e pengojnë në rrugëtimin e saj artistik.

Ky shkëmbim i radhës vërteton edhe një herë marrëdhënien shumë të komplikuar dhe me ulje-ngritje mes babait të famshëm dhe vajzës së tij./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti