Tërmet në Elbasan, lëkundjet sizmike ndihen në Lushnje dhe zonat përreth
Lëkundje sizmike janë regjistruar në qytetin e Elbasanit, pasditën e së martës.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi prej 13 kilometrash.
Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit, sipas raportimeve të institucioneve sizmologjike.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe do të ofrojnë informacione të mëtejshme nëse situata ndryshon./Periskopi/

