Sot varroset punëtori që humbi jetën në vendin e punës në Slloveni

Sot varroset punëtori që humbi jetën në vendin e punës në Slloveni

Latif Bytyqi, i cili humbi jetën para tri ditësh në vendin e punës në Slloveni, do të varroset sot, në fshatin Shkozë të komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e fshatit në Facebook, ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 14:00, raporton Klankosova, transmeton Periskopi.

Njëherësh, u bë e ditur se e pamja do të mbahet  sot po ashtu në odën pranë Xhamisë së fshatit Shkozë./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti