Trump tregon se sa pritet të zgjasë konflikti me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, përshkroi të dielën afatin kohor të mundshëm për konfliktin e SHBA-së me Iranin, duke thënë se mund të zgjatet për disa javë.
“Gjithmonë ka qenë proces katër-javor”, Tha Trump . “Ne mendojmë se do të jetë katër javë ose më shumë”, shtoi ai, raporton CNN, transmeton Periskopi.
“Sado i fortë që është, është vend i madh, do të duhen katër javë – ose më pak”, shpjegoi presidenti amerikan.
Komentet e tij tregojnë qartazi se sa gjatë parashikon administrata që fushata ushtarake të vazhdojë.
Trump gjithashtu tregoi se së shpejti mund të mbajë një fjalim tjetër publik ndërsa zhvillohen operacionet ushtarake në Iran.
“Po përgatitem ta bëj këtë,” tha ai kur u pyet nëse planifikonte të mbante një fjalim tjetër mbi një përditësim të sulmeve.
