Shefja e deputetëve të LDK’së: Për keqardhje që ende s’ka qartësi për presidentin, s’ka ftesë as për Kryesi as për seancë

Shefja e deputetëve të LDK’së: Për keqardhje që ende s’ka qartësi për presidentin, s’ka ftesë as për Kryesi as për seancë

Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ka theksuar se LDK ka shprehur gatishmërinë për dialog e bashkëpunim.

“Deri në këtë moment VV e ka përgjegjësinë për të propozuar një emër dhe për ta thirrë seancën. Kemi shpreh gatishmërinë për të marrë pjesë në dialog edhe në procesin e zgjedhjes. Varet nga LVV e cila i ka numrat”, ka thënë ajo.

Deputetja Lushaku ka thënë se është për keqardhje që nuk po dihet asgjë konkrete për procesin.

“Për keqardhje që s’kemi qartësi të procesit dhe ndonjë emër për president”.

“S’ka ftesë as për kryesi as për seancë”, ka thënë ndër të tjera.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti