Nagavci: Ne e kemi kandidatin tonë, presim nga PDK dhe LDK të paraqesin kandidaturat e tyre që të përmbushin kriterin kushtetues

Nagavci: Ne e kemi kandidatin tonë, presim nga PDK dhe LDK të paraqesin kandidaturat e tyre që të përmbushin kriterin kushtetues

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Nagavci bëri të ditur se deri më tani nuk është arritur të identifikohet një kandidat konsensual për këtë post, por se LVV ka deklaruar mbështetjen e saj për Glauk Konjufcën, të cilin e cilëson si “njeriun e dytë më të votuar në historinë e vendit”.

“Ne e kemi kandidatin tonë dhe tani presim nga subjektet e tjera politike, PDK dhe LDK, të paraqesin kandidaturat e tyre që të përmbushin kriterin kushtetues për dy kandidatë që do të garojnë për pozitën e Presidentit,” tha Nagavci.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti