Avokati kosovar: Presidentja sonte duhet ta shpërndajë Kuvendin, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Avokati, Skender Musa, i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t’i zbatojë kompetencat për shpërndarjen e Kuvendit dhe vendi të shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.
Musa për Periskopin ka thënë se këtë gjendje politike nuk e përkrahë shumica e qytetarëve të Kosovës.
“Presidentja të zbatoj kompetencat e saj kushtetuese ta shpërndaj Kuvendin dhe t’i shpall zgjedhjet brenda 45 ditësh. Një pjesë e madhe e popullsisë së Republikës së Kosovës nuk e mbështet këtë gjendje të krijuar rreth zgjedhjes së presidentit apo presidentes.Por, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme regjimi ka ambicie t’i fitojë 84 deputet apo shumicë absolute që nënkupton ta ketë presidentin, kryetarin e kuvendit, kryeministrin – qeverinë, në emër të vetingut të marra prokurorin dhe gjyqësorin dhe në emër të popullit të vendos një rend të ri politik- kushtetues, beteja do të vazhdojë edhe me mjetet e informimit që për momentin janë opozita më e fuqishme në vend”, ka thënë ai.

Musa tutje ka thënë se opozita është e dobët dhe pa platformë konform gjendjes që ekziston në vend, ende mendon se me fushata të moderuar i bahet ballë një politike populliste të spektrit majtis.
“Me kravata dhe komplete blu nuk ka mundësi të ruhet rendi kushtetues dhe politik, vendi po shkon drejt shkatrrimit të demokracisë, eliminimit politik të opozitës dhe do të vazhdojë edhe me eliminimin e secilit person që mendon ndryshe të pakten nga skena publike.Organizimi i fuqishëm i opozitës është imperativ, i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm në këtë situatë dhe jo të jenë të kënaqur me ruajtjen e votave sa kanë, por të fitojnë sepse për ndryshe Kosova shkojë drejt sistemit një partiak ashtu siç kanë shkuar shumë vende gjatë histories”, ka potencuar ai.
Musa ka treguar se nëse presidentja Vjosa Osmani ka vullnet për ta ruajtur rendin kushtetues dhe politik të vendit, demokracinë dhe pluralizmin politik, tani e ka shancen ti shfrytëzoj kompetencat e saj kushtetuese dispozitën e nenit 86 par 2 të Kushtetutës së vendi ta shpërndaj Kuvendin dhe të shpall zgjedhjet brenda 45 ditësh.
“Të ndalojë këtë furtun të shkatrrimit të demokracisë dhe degradimit të tërësishëm të Republikës së Kosovës. E ka momentin historik të bëhet gardiane e kushtetutëshmërisë, demokracisë dhe ruajtjen e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Musa./Periskopi/
