Pjesëmarrja e Irakut në “play-off” të Botërorit në rrezik shkaku i konfliktit në Lindjen e Mesme

Nëse Iraku synon të marrë pjesë për herë të dytë në historinë e tij në fazën finale të një Kupe të Botës, rruga drejt turneut të vitit 2026 mund të komplikohet seriozisht.
Arsyeja lidhet me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, e cila po e vë në dyshim pjesëmarrjen e përfaqësueses irakiane në “play-off”, i cili do të zhvillohen në fund të marsit në Meksikë, shkruan “Gazeta Express”, transmeton Periskopi
Problemi kryesor është kaosi në transportin ajror i shkaktuar nga konflikti rajonal mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, që e ka sjellë mbylljen e hapësirës ajrore në disa zona dhe ka krijuar vështirësi të mëdha logjistike për ekipin kombëtar irakian.
Sipas një burimi pranë përfaqësueses së Irakut, situata është shumë e komplikuar.
“Për momentin jemi të shpërndarë nëpër botë dhe po përpiqemi të përgatitemi sa më mirë. Duhet të veprojmë sikur ndeshja do të luhet, por tani për tani duket e vështirë.”
I njëjti burim shtoi se federata është në kontakt të vazhdueshëm me FIFA-n për ta gjetur një zgjidhje, edhe pse mbeten shumë pengesa që duhen kapërcyer.
Vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti.
Iraku duhet të luajë më 31 mars në Monterrey kundër fituesit të përballjes mes Bolivisë dhe Surinamit, në një ndeshje vendimtare që mund t’ia sigurojë një vend në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Megjithatë, për shkak të situatës së sigurisë dhe problemeve të udhëtimit, ekziston rreziku real që përfaqësuesja irakiane të mos arrijë të marrë pjesë në kohë në këtë ndeshje vendimtare, çka do të ishte një goditje e madhe për ambiciet e saj për t’u rikthyer në Kupën e Botës pas pjesëmarrjes së vetme në vitin 1986.
