Xhaka e Sunderlandi mposhten në shtëpi

Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen, por nuk ka mundur ta ndihmojë Sunderlandin që ta evitojë disfatën nga Brightoni.
Të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 30-të të Premier Leagues, Sunderlandi pësoi 1:0 në shtëpi.
Xhaka, që ishte prej më të mirëve te Sunderlandi, u ndëshkua me karton të verdhë.
Gambiasi Yankuba Minteh e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 58-të, raporton Koha,net, transmeton Periskopi.
Me fitore Brightoni e ka kaluar Sunderlandin në tabelë. Të dy skuadrat i kanë nga 40 pikë në mesin e tabelës./Periskopi
