Arsyet serioze pse nuk duhet të pini kafe para orës 9:30 të mëngjesit

Asgjë nuk mund t’ju nxjerrë nga shtrati më shpejt sesa mendimi i një ekspresi të mirë që ju pret në kuzhinë për t’ju ndihmuar të përmbushni përgjegjësitë e ditës.
Megjithatë, sipas shkencëtarëve, ky zakon i preferuar i mëngjesit është i rrezikshëm për shëndetin.
Pirja e kafesë para orës 9:30 të mëngjesit krijon stres në trup.
Kortizoli – hormoni i stresit – arrin natyrshëm nivelet e tij më të larta në orën 8-9 të mëngjesit kur pini edhe kafe.
Kur pini kafe, kafeina ndërhyn në nivelet e kortizolit, gjë që mund të çojë në më shumë stres dhe ankth. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e fillojnë ditën me ankth!
Koha më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30 të mëngjesit, kur nivelet e kortizolit janë më të ulëta.
