E diele e ‘zjarrtë’ në Superligë: Vëmendja kryesore te derbi Drita – Gjilani

Sot do të luhen tri ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, në super derbin lokal Drita-Gjilani.
Edhe më të zjarrtë ndeshjen do ta bëjë fakti se të dyja ekipet renditen afër njëra tjetrës, në pozitat pesë dhe gjashtë, me dallim prej vetëm një pikësh.
Kjo ndeshje do të transmetohet në Artmotion, në kanalin Sport 2 me fillim nga ora 13:00.
Jo më pak interesante, nuk do të jetë as në Suharekë në derbin tjetër, Ballkani – Prishtina.
Nënkampioni në fuqi aktualisht kryeson renditjen tabelare me 29-të, derisa kryeqytetasit janë të tretit me 27 pikë.
Kjo lojë transmetohet nga ora 13:00 në Sport 3.
Kurse, Llapi-Malisheva do të jetë takimi që do ta mbyllë këtë xhiro.
Llapjanët renditen të shtatit në tabelë me 20 pikë të grumbulluara, kurse Malisheva renditen më lart, në të katërtin me 25 pikë.
Ndeshje në fjalë luhet po nga ora 13:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Sport 4, të platformës televizive Artmotion./Periskopi/
