Kaos para ndeshjes së Serie A, tifozët e Interit përplasen me ata të Genoas jashtë stadiumit (VIDEO)

Tensione dhe përplasje u regjistruan në Xhenova përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit.
Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris” (Marassi), ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër, transmeton Periskopi.
Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve të transmetuesit lokal Telenord, gjatë kaosit u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.
Si pasojë e incidenteve, pati bllokime të përkohshme të lëvizjes dhe masa të shtuara sigurie në zonën përreth stadiumit, në përpjekje për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë e tifozëve.
