Ndërpritet përkohësisht ndeshja Prishtina – Bashkimi

Ndeshja Sigal Prishtina – Bashkimi është ndërprerë për shkak të hedhjeve piroteknike.
Përballja pritet të vazhdojë porsa të ventilohet palestra dhe të krijohen kushtet.
Aktualisht, rezultati është 7-9 në të mirë të Bashkimit./Periskopi/
