“Bisha” e Trepçës rikthehet në Kosovë, këtë herë me fanellat kuq e zi

Qendra e fuqishme amerikane Andrew Gordon do të luajë përsëri në elitën e basketbollit kosovar.
Por këtë herë si pjesë e klubit gjakovar, KB Vëllaznimi. Gordon është i gjatë 207 centimetra dhe është i njohur për basketbollin tonë.
Ai pati paraqitjet fantastike me Trepçën, ku u paraqit dy edicione dhe fitoi trofe në basketbollin kosovar.
Përveç Trepçës, Gordon ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai dhe së fundmi në Britani të madhe me Caledonia Gladiators.
