Duda Balje dhe Rasim Demiri përplasen për motrën e Donika Kadaj: Pse s’po flet ajo në media

Duda Balje dhe Rasim Demiri përplasen për motrën e Donika Kadaj: Pse s’po flet ajo në media

Debati mes Duda Baljes dhe Rasim Demirit në emisionin “Kosova Live” u ashpërsua, me tone të larta dhe ndërhyrje të shpeshta nga të dyja palët.

Gjatë diskutimit për kontestin rreth kandidimit dhe certifikimit të Ena Krasniqit, vendimin e KQZ-së/PZAP-it dhe akuzat për manipulim politik, Balje ngriti pyetjen se pse Ena nuk ka dalë publikisht në media dhe pse nuk po flet vetë për rastin, ndërsa Demiri kërkoi vazhdimisht qetësi në diskutim, duke i bërë thirrje Baljes të mos e ngrisë zërin.

“Mos u nervozo, s’ki nevojë me ngrit zanin”, u shpreh Demiri gjatë debatit.

Nga ana tjetër, Duda Balje u shfaq e acaruar, duke insistuar në qëndrimin e saj dhe duke kërkuar përgjigje publike nga vetë Ena, jo përmes përfaqësuesve politikë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti