Studentët e UNI ndjekin kursin e gjuhës angleze drejtpërdrejt nga Arizona State University (ASU)

Studentët e UNI – Universum International College po ndjekin kursin e gjuhës angleze drejtpërdrejt nga Arizona State University, duke përfshirë nivelet A1 deri në B2. Ky program është i dizajnuar për të ndërtuar kompetenca të qëndrueshme akademike dhe profesionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare të mësimdhënies.
Trajnimi zhvillohet 100% online dhe në kohë reale, duke u mundësuar studentëve qasje në mësim interaktiv, materiale bashkëkohore dhe metodologji moderne të mësimit të gjuhës angleze. Përmes këtij kursi, studentët përmirësojnë aftësitë e komunikimit akademik, të shkrimit dhe të të folurit profesional – elemente kyçe për studime të avancuara dhe karrierë ndërkombëtare.
Çfarë ofron programi?
- Trajnim i drejtpërdrejtë nga ASU, një nga universitetet më të mëdha publike në SHBA
- Certifikim zyrtar nga Arizona State University (ASU)
- Mësim online & interaktiv, i përshtatshëm për orare fleksibile
- Përgatitje për standarde të larta akademike dhe profesionale
Partneriteti ekskluziv me ASU siguron që studentët e UNI të përfitojnë njohuri praktike, përvojë ndërkombëtare dhe cilësi të garantuar akademike, duke i përgatitur në mënyrë konkrete për tregun global të punës dhe për sfida akademike të nivelit të lartë.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.

