A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, flasin nga KQZ

A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, flasin nga KQZ

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar se më 31 dhjetor nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve.

Elezi ka thënë se edhe pse numërimi i fletëvotimeve do të ndërpritet në natën e Vitit të Ri, kutitë e votimit do të ruhen vazhdimisht nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se detajet e orarit do të diskutohen më afër 28 dhjetorit.

“Në natën e fundvitit apo ndërrimit të mot-moteve nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve. Orarin se si do të organizohet do ta diskutojmë kur të jemi më afër datës së zgjedhjeve. Materialet zgjedhore, kutitë e votimit, të gjitha këto ruhen në Qendrat Komunale të Numërimit non-stop nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Elezi në KTV.

Elezi sqaroi se tërheqja e pakove me fletëvotime në vendet e BE-së, do të bëhet më 2 janar apo në ditët pasuese të punës varësisht se si janë të përcaktuara në shtetet ku do të votohet nga bashkatdhetarët./Periskopi/

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti