VV-ja pishman për qasjen ndaj mediave, flet Konjufca: Synojmë të kemi prani më të madhe në media
Pas katër vitesh, është rikthyer për të dhënë intervistë në Pressing në T7, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gazetari Leonard Kërquki, ia rikujtoi Konjufcës qasjen e LVV-së ndaj mediave të Kosovës që shpesh herë u quajtën “media të Serbisë” nga partia në pushtet, si dhe i tha që tani në kohë fushate po “kërkoni çdo studio televizive”. Nga ku Konjufca u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me media.
Pjesë nga diskutimi Kërquki-Konjufca:
Kërquki: Po vini pas katër vitesh në Pressing, në janar ishte përvjetori i katërt prej kur nuk keni ardhë në këtë studio.
Konjufca: Gati kisha pas harru qysh doket…
Kërquki: Mirë që e gjete studion, kam përshtypjen që keni mi gjetë krejt studiot që i keni harru. Më 9 shkurt vendosët me i bojotu mediat, kurse tash keni me lyp secilën studio me dhënë intervista…
Konjufca: Mendoj që ky ka qenë një reflektim i yni, në politikë ai që nuk mëson nga gabimet nuk mundet me ecë përpara. Lëvizja Vetëvendosje ka reflektu në këtë pikë…Ka mendu që strategjia jonë në shkurt nuk ishte me efektivja, në rrethana të reja synojmë të kemi prani sa më të madhe në mediat e Republikës së Kosovës./Periskopi/
