Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë: Dyshohet për blerje, shitje dhe kultimvim të narkotikëve

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë: Dyshohet për blerje, shitje dhe kultimvim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e personit të dyshuar për blerje, shitje e kultivim të bimëve narkotike, shkruan Periskopi.

“Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi”, thuhet mes tjerash në njoftim

 

Postimi i potë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikimin e vendndodhjes apo lokacionit të personit të dyshuar
Prishtinë, më 16 shtator 2025
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Pejë, me datën 09 shtator 2025, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i Shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” ka bërë kërkesë për bashkëpunim per identifikimin e personit/va të dyshuar. Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi.
Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti