Lulzim Aliu: Të ishe pjesëtarë i UÇK-së, ishte akti më i lartë patriotik, por roli i SHBA-së në çlirimin e Kosovës ka qenë elementi thelbësor!

Lulzim Aliu, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se me qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është akt patriotik, raporton Periskopi.
Megjithatë, Aliu thotë se rol kyç në çlirimin dhe në proceset që vendi ka kaluar, ka pasur dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Unë kam qenë ushtar i UÇK, akt më të lartë për me u fliju, për me vdekë për shoqërinë, për njerëzit, për kombin tënd, nuk ka. Por a ka mund UÇK me çliru vet Kosovën, jo. Unë çlirimin e Kosovës e kam ndje në vitin 99, kur një përfaqësues i ambasadës amerikane, ushtarak, na ka tregu që SHBA ka vendos me përkrah UÇK-në”, ka deklaruar ai.
“Unë jam në gjendje me shit krejt ato çka kam bërë pas luftës, vetëm mos me u vra një shok”.
Ndryshe, Aliu është kandidat për deputet dhe mban numrin 45.

