“Samiu ecën vetëm” – Kurteshi përgjigjet pasi Kurti e Konjufca u distancuan prej deklaratave skandaloze të tij

“Samiu ecën vetëm” – Kurteshi përgjigjet pasi Kurti e Konjufca u distancuan prej deklaratave skandaloze të tij

Qasja e anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi ndaj mediave në Kosovë ka qenë skandaloze për katër vite rresht. Kurteshi, i cili i ka shpallur mediat armiq, duke i akuzuar si “kriminele” e “vrasës me pagesë”, nuk ishte ndëshkuar nga partia apo organete drejtësisë për deklaratat dhe akuzat e rënda, shkruan Periskopi.

Tek tash, disa ditë para zgjedhjeve kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe numri dy i partisë Glauk Konjufca nuk e bën “hesap” Kurteshin.

Të dy, nuk humbën kohë as emrin të ia permendin dhe u distancuan nga deklaratat e tij skandaloze.

“Unë jam kundër çdo përgjithësimi, nuk e mbështes një gjuhë të tillë, por kijeni parasysh që njerëz të ndryshëm kanë reagime të ndryshme. Unë nuk besoj që ka shumë vende në Europë që kanë kaq liri të shprehjes, nuk besoj që ne lëngojmë nga liria e shprehjes”- kishte thënë Kurti të enjten në Kanal 10.

Ndërsa Konjufca e ka përçmuar dje zyrtarin e partisë së tij në KQZ.

I pyetur nga gazetari Leonard Kërquki, se çka mendon ai për gjuhën e anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, kur ai i quan, mediat si ‘të Serbisë’, e ‘vrasës me pagesë’.

Kërquki: “Ti a nuk I ke dëgju kurrë deklaratat e Sami Kurteshit e këtyre të tjerëve që flasin pikërisht për këtë”

Konjufca: “O Lleo po a ti mu më ke qit mu këtu me fol për deklarata të Sami Kurteshit, a cka mendoj unë?”

Kërquki: “Po anëtar i KQZ-së është prej partisë më të madhe”

Konjufca: “Po leee këtë debat, po ja zbret nivelin nivelin bre Lleo. Mbaja nivelin pak debatit tënd o vëlla”.

Periskopi ka kontaktuar edhe vetë Sami Kurteshin në lidhje me qëndrimet e Kurtit dhe Konjufcës ndaj tij dhe kjo ishtë përgjigja që dha:

“Faleminderit shumë zonjë, faleminderit shumë. Mirë u dëgjofshim”, tha Kurteshi për Periskopin

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e kishte dënuar ashpër gjuhën e papërgjegjshme, sulmuese dhe shumë të rrezikshme të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas AGK-së, Kurteshi në një reagim publik e ka cilësuar këtë asociacion si “Aleancë të Grupeve Kriminale”, duke përmendur edhe një sërë mediash të cilat i ka quajtur “vrasës me pagesë”.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti