Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro për secilin punëtor në fundvit

Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka marrë vendim që të ndajë nga 600 euro për secilin punëtor, si shpërblim për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes. Kjo shumë përfaqëson një rritje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Bordi ka bërë të ditur se synimi është që, në vazhdën e përmirësimeve të vazhdueshme dhe standardeve të vendosura gjatë tre viteve të fundit, vlera e shpërblimit të rritet çdo vit.
“Bordi i Drejtorëve, në mbledhjen e sotme, të mbajtur më 15.12.2025, bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes, ka marrë vendim që të ndajë shumën prej 600 € për secilin punëtor që ka kontribuar përgjatë këtij viti, si shenjë falënderimi për përkushtimin dhe angazhimin e treguar. Kjo shumë përfaqëson një rritje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa synimi i Bordit është që, në vazhdimësi të përmirësimeve dhe standardeve të vendosura gjatë tre viteve të fundit, kjo vlerë të rritet çdo vit.Gjendja financiare e Ndërmarrjes është pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor me 16.35”, thuhet në njoftim
Sipas Bordit të Drejtorëve, gjendja financiare e Pallatit të Rinisë është stabile dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind.
Njoftimi i plotë:
