Kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballokut, reagon Sali Berisha: Rama po e mbron, populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor

Kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballokut, reagon Sali Berisha: Rama po e mbron, populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se kryeministri Rama po bën çmos për ta mbrojtur, por populli do e thotë fjalën e tij më 22 dhjetor, atëherë kur ka paralajmëruar dhe protestën kombëtare.

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.” Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij? Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti