Panik në Zahaq të Pejës: Një person i maskuar i ndjek me thikë disa nxënës

Një incident ka ndodhur sot në Zahaq të Pejës, ku dyshohet se në një person i maskuar i ka ndjekur me thikë disa nxënës të shkollës “Haxhi Zeka”.
Sipas informacioneve të gazetarit të Klan Kosova, Kastriot Tahiri, nxënësit kanë hyrë në një dyqan i cili ka qenë aty afër dhe i kanë njoftuar prindërit, të cilët kanë shkuar edhe i kanë marrë ata.
Tahiri njofton se siç deklaruan dy nga prindërit, rasti është raportuar edhe në polici.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, përmes zëdhënësit Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Zahaq-Pejë, Policia menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjës, nga ankuesi jemi njoftuar se bëhet fjalë për një fëmijë i cili dyshohej se kishte një mjet të mprehtë, i njejti është larguar dhe nuk është hasur nga Policia”, deklaroi Rugova për Klankosova.tv.
“Janë angazhuar njësitë policore, të cilët i kanë shtuar patrullimet në atë zonë”, theksoi ai./Periskopi/
