Krasniqi:Trafostacioni i rrymës ishte nisur si projekt në 2018, nga Fatmir Limaj si zv/kryeministër

Krasniqi:Trafostacioni i rrymës ishte nisur si projekt në 2018, nga Fatmir Limaj si zv/kryeministër

Nënkryetari i Komunës së Malishevës dhe kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Vesel Krasniqi (nr. 14), ka reaguar lidhur me realizimin e projektit të trafostacionit të rrymës 220KW në Malishevë, shkruan Periskopi.

Krasniqi ka deklaruar se projekti i trafostacionit ishte iniciuar që në vitin 2018, gjatë kohës kur Fatmir Limaj ushtronte funksionin e zëvendëskryeministrit. Sipas tij, ky projekt ka qenë i heshtur dhe i anashkaluar nga qeverisja e kryeministrit Albin Kurti deri më tani.

Ai theksoi se realizimi i projektit po ndodh falë presionit të vazhdueshëm të qytetarëve dhe angazhimit të Komunës së Malishevës.

“Projekti i Trafostacionit të rrymës 220KW po realizohet falë presionit të qytetarëve dhe neve si Komunë e Malishevës,” ka shkruar Krasniqi.

Në të njëjtën kohë, ai ka shprehur shqetësimin se Malisheva ka qenë e bojkotuar nga qeverisja aktuale, duke e quajtur atë një qeverisje pesëvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Uroj që Malisheva të mos vazhdojë të bojkotohet sërish, ashtu siç është bojkotuar deri tani nga kjo qeverisje,” ka përfunduar Krasniqi.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti