Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e nisin sot fushatën elektorale.
Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë kjo fushatë, hulumtues dhe monitorues të procesit elektoral nga radhët e organizatave dhe të shoqërisë civile u kanë kërkuar kandidatëve për kryeministër që të zhvillojnë garë korrekte.
Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 283 vëzhgues./Periskopi/
