Prizreni ndalon fishekzjarrjet prej 25 dhjetorit deri më 1 janar, përjashtim 1 orë për vit të ri

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekzjarreve në territorin e saj gjatë periudhës së festave të fundvitit.
Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, dhe do të zbatohet nga data 25 dhjetor deri më 1 janar.
Sipas vendimit, ndezja e fishekzjarreve do të lejohet vetëm gjatë një orëshi të ndërrimit të viteve, përkatësisht në natën e Vitit të Ri, ndërsa në të gjitha ditët dhe orët e tjera ajo do të jetë e ndaluar.

