Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

Muaj pasi Presidenti Donald Trump rimodeloi kolonadën në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë në atë që e quajti “Shëtitorja Presidenciale e Famës”, ai i ka shtuar pllaka me përmbajtje subjektive dhe partiake, duke thelluar ndikimin e tij në estetikën dhe rrëfimin historik të rezidencës presidenciale.

Në ekspozitë përfshihen pllaka për ish-presidentë të ndryshëm, përfshirë kritika të hapura ndaj Joe Biden, Barack Obama dhe George W. Bush. Pllaka për Biden përsërit pretendime të kundërshtuara rreth zgjedhjeve të vitit 2020 dhe e përshkruan atë si “deri tani, presidentin më të keq në historinë amerikane”. Obama, presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, etiketohen si “një nga figurat më përçarëse në historinë amerikane”.

Ndërsa pllaka për George W. Bush miraton krijimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ajo kritikon luftërat në Afganistan dhe Irak.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se pllakat përmbajnë “përshkrime të shkruara me elokuencë të secilit president” dhe se shumë prej tyre janë shkruar drejtpërdrejt nga vetë Trump.

Rimodelimi i kolonadës përfshinte portrete të të gjithë ish-presidentëve, përveç Bidenit, i cili është përfaqësuar me një autopen, duke reflektuar talljen e Trump me moshën dhe aftësitë e presidentit të 46-të. Ekspozita ndodhet midis rezidencës së Shtëpisë së Bardhë dhe hyrjes së zakonshme në Zyrën Ovale, duke i mundësuar Trumpit të shoqërojë mysafirë të huaj në këtë “tur” personal.

Pllaka hyrëse thekson gjithashtu se “Shëtitorja Presidenciale e Famës do të jetojë gjatë si një dëshmi dhe homazh për Madhështinë e Amerikës”, duke nënkuptuar që instalimi do të mbetet edhe pas përfundimit të mandatit të Trump./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti