Vritet reprezentuesi i Ekuadorit

Vritet reprezentuesi i Ekuadorit

Policia e Ekuadorit ka njoftuar se Mario Pineida, mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelona de Guayaquil, është vrarë gjatë një sulmi të armatosur, derisa dhuna po përshkallëzohet në këtë vend.

Në incident është vrarë edhe një person tjetër, ka njoftuar policia.

Qeveria e Ekuadorit ka konfirmuar vdekjen e Pienidas. Klubi ka lëshuar një komunikatë po ashtu.

Ai e nisi karrierën profesionale në skuadrën Independient del Valle, ku luajti nga viti 2010 deri në vitin 2015. Ka luajtur edhe në Brazil te Fluminense.

Mediat e Ekuadorit kanë njoftuar se incidenti ndodhi në regjionin Samanes.

Pineida i ka luajtur nëntë ndeshje për Ekuadorin./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti