Rama mbështet Adelina Thaçin: Një zë që vjen nga kultura dhe akademia

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një mesazh mbështetës për kandidaturën e Adelina Thaçit, duke e cilësuar atë si një ndërthurje të shkëlqyer të kulturës, etikës profesionale dhe angazhimit qytetar.
Sipas Ramës, në një kohë kur skena politike ka nevojë urgjente për mendim kritik dhe integritet, prania e figurave të tilla në Kuvendin e Kosovës do të pasuronte debatin publik dhe do të ndihmonte në ndërtimin e politikave më gjithëpërfshirëse.
Ai e konsideron kandidaturën e saj si një mundësi për të sjellë një qasje më të ndershme dhe të vetëdijshme në përfaqësimin publik, duke e parë angazhimin e saj si një urë lidhëse mes botës akademike dhe vendimmarrjes politike në vend.
Postimi i plotë:
Adelina Thaçi përfaqëson ndërthurjen e kulturës, etikës profesionale dhe angazhimit qytetar. Në një kohë kur politika ka nevojë për mendim kritik, komunikim të përgjegjshëm dhe integritet personal, kandidatura e saj ofron një perspektivë ndryshe: një zë që vjen nga kultura dhe akademia.
Prania e figurave të tilla në Kuvend të Kosovës do të kontribuonte në pasurimin e debatit publik dhe në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.
Përkrahja për këtë kandidaturë nuk është thjesht politike, është mbështetje për vlera, për dialog dhe për një qasje më të ndershme e më të vetëdijshme ndaj përfaqësimit publik.
