Trabzonspori interesohet për Rashicën

Trabzonspori ka shprehur interesim për sulmuesin e Beshiktashit, Milot Rashicën. Kështu kanë shkruar të shtunën mediumet turke.
Trabzonspori është në kërkimin të një sulmuesi të krahut të djathtë. Rashica është në radarin e Trabzonit për afatin kalimtar të janarit.
Rashica në rast të transferimit te Trabzoni do të bashkohej me futbollistin tjetër shqiptar, Ernest Muçin. Muçi dhe Rashica kanë luajtur së bashku te Beshiktashi. Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi, u huazua nga Beshiktashi te Trabzoni në verë deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
29-vjeçari Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Ai te Beshiktashi u transferua në vitin 2023 nga Norwich City për 5 milionë euro.
Sulmuesi i krahut, Rashica, me Beshiktashin ka zhvilluar 98 ndeshje duke kontribuar me 11 gola dhe 21 asistime. Me Beshiktashin ka të fituar edhe dy trofe.
Rashica në të kaluarën në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn./Periskopi/
