Hajdar Beqa: Me kryeministrin në ardhje patëm takime të shumta në Gjakovë sot, përkrahja ishte e jashtëzakonshme

Hajdar Beqa: Me kryeministrin në ardhje patëm takime të shumta në Gjakovë sot, përkrahja ishte e jashtëzakonshme

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme ai së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamzën, kanë zhvilluar takime të shumta në Gjakovë, me qytetarë, sipërmarrës dhe biznese të fushave të ndryshme.

Beqa ka thënë se, përkrahja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe, një dëshmi se Gjakova e ka kuptuar projektin politik të PDK’së për zhvillim ekonomik, stabilitet institucional dhe mbështetje reale për bizneset.

Postimi:

Së bashku me Kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, sot në Gjakovë patëm takime të shumta me qytetarë, sipërmarrës dhe biznese të fushave të ndryshme.

Përkrahja ishte e jashtëzakonshme, e sinqertë dhe e vendosur, një dëshmi e qartë se Gjakova e ka kuptuar drejt projektin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, stabilitet institucional dhe mbështetje reale për biznesin vendor.

Dialogu i hapur, idetë konkrete dhe besimi i ndërsjellë treguan se ndryshimi i madh po ndërtohet nga poshtë-lart, bashkë me qytetarët dhe ekonominë reale.

Faleminderit Gjakovë për energjinë, mikpritjen dhe përkrahjen maksimale drejt fitores së madhe!

#PDK130 #BedriHamza1 #HajdarBeqa28 #gjakova

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti