Abdixhiku nga Deçani: Këtu fjala për shpresë është përgjegjësi – Kosova sot kërkon dritë e drejtim

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar tubim edhe në Deçan, duke thënë se ky qytet ka ‘’ditur gjithmonë të ecë drejt, edhe në kohë më të vështira’’.
Abdixhiku ka shtuar edhe se atje kanë folur për nevojën e kthjelltësisë, për mendje të ftohtë dhe përgjegjësi dhe rrugë të ditur.
Postimi:
Rruga për në Deçan sot ishte e mbuluar me mjegull.
Nga Prishtina, në Klinë, në Pejë e deri këtu; mjegull në çdo kthesë.
Në mjegull njeriu nuk ndalet. Ecën më me kujdes. Kërkon dritë e drejtim. Ashtu është sot edhe Kosova. Jo pa njerëz, jo pa vullnet, por pa qartësi të mjaftueshme.
Në Deçan folëm për nevojën e kthjelltësisë. Për mendje të ftohtë, përgjegjësi dhe rrugë të ditur. Sepse mjegulla kalon, por drejtimi mbetet.
Deçani ka ditur gjithmonë të ecë drejt, edhe në kohë më të vështira. Prandaj këtu fjala për shpresë nuk është slogan, është përgjegjësi.
Deçani në listën e LDK-së ka kandidatë të shkëlqyer me përvojë të gjatë institucionale: me numër 17 deputeti i përhershëm i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj; me numër 20 Gjeneral Fadil Hadërgjonaj dhe me numër 89 bashkatdhetari ynë nga mërgata, Zymer Lulaj.
