Abdixhiku prezanton ‘Kontratën e Jetës me Shtetin’: 200 euro në muaj për të porsalindurit dhe punësim të garantuar për të rinjtë

Kandidati për kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, ka prezantuar vizionin e tij qeverisës përmes asaj që e quan ‘Kontrata e Jetës me Shtetin’.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se shteti nuk duhet të jetë i pranishëm vetëm në kohë zgjedhjesh apo krizash, por sipas tij të ecë paralelisht me qytetarin që nga dita e parë.
“Ne besojmë në një shtet që nuk shfaqet vetëm në zgjedhje, por ecën me qytetarin në çdo hap të jetës. Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit. Me çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor”, ka shkruar ai.
Tutje, Abdixhiku ka premtuar gjithashtu përfshirje të teknologjisë dhe kodimit në arsim, përgatitje reale për tregun e punës, trajnim të 40 mijë të rinjve dhe punësim të garantuar pas diplomimit.
Postimi:
