Hajdar Beqa pranon uniformën ceremoniale të UÇK-së: Nder i veçantë

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka pranuar uniformën ceremoniale të UÇK-së.
Ai ka thënë se ishte nder i veçantë dhe kënaqësi e papërshkrueshme
“Sonte ishte nder i veçantë dhe kënaqësi e papërshkrueshme ta pranoj uniformën ceremoniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një uniformë që mban brenda sakrificën, gjakun, krenarinë dhe lirinë. Një simbol që na kujton se liria nuk u dhurua, por u fitua me guxim dhe flijim”, ka shkruar ai në Facebook./Periskopi/
