Kërcënimet dhe operacionet e SHBA-së, Irani i ofron ndihmë Venezuelës

Diplomacia e Venezuelës raportoi se Irani propozoi bashkëpunim në të gjitha fushat për t’u përballur me kërcënimet e SHBA-së. Propozimi erdhi gjatë një bisede telefonike midis ministrave të jashtëm të të dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i vendit, Ivan Hill tha se biseda me kreun e diplomacisë iraniane kishte të bënte me zhvillimet e fundit në Karaibe, në veçanti kërcënimet, aktet e piraterisë nga SHBA-të dhe vjedhjen e anijeve që transportojnë naftë venezueliane.
“Venezuela pranoi shprehjen e solidaritetit absolut nga qeveria e Republikës Islamike të Iranit, si dhe ofertën e saj për bashkëpunim në të gjitha fushat për të luftuar piraterinë dhe terrorizmin ndërkombëtar që SHBA-të kërkojnë ta imponojnë me forcë”, shtoi ai pas bisedës me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi.
Irani i ka ofruar ndihmë Venezuelës për ta furnizuar me karburant, ushqim dhe ilaçe. Irani konsiderohet si një nga aleatët kryesorë të presidentit venezuelian Nicolas Maduro, i cili shprehet se SHBA po tenton të kryejë një komplot për ta rrëzuar atë nga qeveria.
SHBA-të kanë vendosur një armatë anijesh luftarake dhe dhjetëra avionësh ushtarakë në muajt e fundit, në emër të një operacioni të supozuar për të luftuar trafikun e drogës. Që nga fillimi i këtij muaji, ata kanë sekuestruar dy cisterna që transportonin naftë venezueliane, si pjesë e “bllokadës totale” të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump./Periskopi/
