PublishedLogoPublished
Lajme
Sport
Op-ed
Video
Zoya
Showbiz
Auto&Tech
Shëndeti

KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë
Logo
Nga Xheneta Kosumi
Published2 orë më parë
Likes2.4k
Views34k
ShareShare

Ushtarë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e KFOR, kanë zhvilluar ushtrime të luftimit në ambiente të mbyllura (Close Quarters Battle – CQB) në bazën e MSU-së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimet e rregullta janë thelbësore për të garantuar gatishmëri të lartë operacionale të trupave dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Këto ushtrime, sipas KFOR-it, theksojnë bashkëpunimin e fortë dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet personelit shumëkombësh, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në gjithë Kosovën.

Në ushtrimin e detyrave të tij, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me rolin e vet si reagues i sigurisë./Periskopi/

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti
Logo
100% Operacionale
Periskopi on Facebook
Periskopi on Instagram
Periskopi on LinkedIn
© 2025 Periskopi