Besim Kelmendi shkon, tash Agron Qalaj caktohet u.d. i kryeprokurorit të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me gjashtë vota për, ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit.
Kërkesa e Kelmendit u aprovua në takimin e jashtëzakonshëm të hënën, me votat e gjashtë anëtarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“I shprehim falënderim për përkushtimin dhe profesionalizmin”, tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.
Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d kryeprokurorit të shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.
Më pas, Këshilli caktoi Qalajn si u.d kryeprokuror i shtetit dhe ky vendim hyn në fuqi sot.
Paraprakisht, Hajdaraj tha se ftesa për takim i ka shkuar edhe Kelmendit, mirëpo ai e ka njoftuar se gjendet në udhëtim vendit.
Të pranishëm në takim ishin gjashtë anëtarë, kurse tre anëtarë të tjerë kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takim./Periskopi/
Aprovohet kërkesa e Besim Kelmendit për lirim nga detyra e U.D të Kryeprokurorit të Shtetit
