Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësime për kushtet që Policia e Kosovës është duke u përballur, raporton Periskopi.
Ai ka dalur sërish me një reagim tjetër duke publikuar uniformën e një polici të vjetëruar.
Koci ka thënë se brenda katër viteve, vetëm një herë policia është pajisur me rroba të reja.
Postimi i plotë:
“Këtë mesazh po e ndaj me ty në mënyrë miqësore sepse si polic, nuk ndihem i lirë t’i ngris këto çështje në publik, nga frika se në një formë apo tjetër mund të atakohem me masa disiplinore.”
Kështu më shkruajti një zyrtar i Policisë së Kosovës, menjëherë pasi ngrita publikisht mungesën dhe vjetërsimin e uniformave.
Polici ka mbi katër vite shërbim dhe gjatë kësaj kohe është pajisur me uniformë vetëm një herë.
Përdorimi i përditshëm në terren dëshmon vjetërimin e këmishës: e zbardhur dhe pjesërisht e shqyer.
Turp!
———-
Kërkesat zyrtare janë bërë. Përgjigjja ka qenë e njëjtë: mungesë e unifromave.
Problemi është i njohur dhe i neglizhuar.
Sidoqoftë, për mua është edhe më brengosëse, që policët nuk flasin hapur për këto çështje.
Policia e Kosovës mban barrën kryesore të rendit dhe sigurisë publike. Çdo neglizhencë ndaj kushteve të saj të punës reflektohet drejtpërdrejt te qytetarët.
Kjo situatë nuk është e pranueshme.
Do të vazhdoj ta ngre zërin për këto probleme dhe t’i bëj publike kur nuk dalin vetë në sipërfaqe.
Prandaj, i ftoj të gjithë zyrtarët dhe qytetarët që përballen me çështje të ngjashme të më dërgojnë informata. Çdo mesazh do të trajtohet me përgjegjësi.
Përndryshe, respekti për policinë është respekt për shtetin dhe për qytetarin.
P.S.
Në foto është këmisha e një polici që e njoh personalisht. Është pedant. Por kur uniforma përdoret për vite pa u ndërruar, vjetërohet.
Koci: Polici me këmishë verore në dimër, ka mbi 5 vjet që nuk ju kanë dhënë tesha
