Fitore Pacolli nis fushatën: Premton grante për fermerët e vegjël e të papërkrahur

Fitore Pacolli nis fushatën: Premton grante për fermerët e vegjël e të papërkrahur

Grantet janë ndër temat më të komentuara gjatë kohës së qeverisjes së Kurtit në mandatin e tij katër-vjeçar, shkruan Periskopi.

Në Ministrinë e Bujqësisë, të udhëhequr nga Faton Peci, pati skandale të shumta lidhur me grante. Ndër to, e përfshirë është e kandidatja e VV’së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Fitore Pacolli.

Në kohën kur e njëjta gëzonte edhe një pozitë të veçantë, pikërisht rreth granteve, si kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, u dha një shumë e majme e parave për vëllain dhe dajën e saj.

Hic më pak se 200 mijë euro, u përzgjodhën fitues të granteve vëllai dhe daja i Fitore Pacollit në dy vitet e fundit.

Pavarësisht se do duhej të kontrollohej puna e shpërndarjes së granteve nga vetë Komisioni që udhëheqte znj. Pacolli, të njëjtës nuk i pengoi fakti se dy familjarë të saj po përfitojnë para nga shteti, duke rënë kështu në konflik interesi.

E njëjta, dje teksa po bën fushatë për zgjedhjet e së dielës, nisi premtimet lidhur me grantet nëse hyn në Qeveri.

“Grante të vogla për fermerët e vegjël e të papërkrahur”, shkroi Pacolli në profilin e saj në Facebook të përcjellur me një video. /Periskopi/

VIDEO:

“Nuk e kam njoftuar Fitoren që do të aplikoj”, thotë vëllai i deputetes së VV-së që mori grant nga Peci

“Veç je plak…”, vëllau i Fitore Pacolli që fitoi 100 mijë euro grant nga Peci, dikur kërcënonte një 90-vjeçar për një tokë 6 ari

Anëtari i LDK-së: Vëllai i deputetes Fitore Pacolli ka marrë 100 mijë euro grant nga ministria e Bujqësisë

 

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti