E paimagjinueshme, në Marok Princi i Kurorës, shpërfill autoritetet e që i gjunjëzohen dhe i puthin dorën, Infantino mbetet gojëhapur

Pamje të paimagjinueshme janë shfaqur nga mediat afrikane përpara ndeshjes hapës së Kupës së Konfederatave të Afrikës.
Drejtuesit më të lartë të shtetit maroken, sëbashku me drejtuesit e lartë të FIFA-s, me në krye presidentin Gianni Infantino, kanë pritur Princin e Kurorës së Marokut, i cili me të mbërritur pranë tyre, është pritur me gjunjëzim dhe puthje dore nga drejtuesit e shtetit të vendit të tij.
Ajo që ka bërë më tepër habi është tërheqja e dorës që ka bërë Princi duke mos lejuar asnjë nga drejtuesit e vendit të tij t’ja puthë dorën, duke ja tërhequr në mënyrë arrogante, gjest që ka lënë gojëhapur edhe vetë numrin 1 të futbollit botërorë, Infantino i cili ishte në rresht me ta./Periskopi/
