Burim Ramadani: Përçarësit janë demaskuar e do të ndëshkohen!

Burim Ramadani: Përçarësit janë demaskuar e do të ndëshkohen!

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka deklaruar se qeveria e ardhshme do të ketë si prioritet bashkimin e qytetarëve dhe ndërtimin e një shteti të fortë, duke kritikuar ashpër qeverisjen aktuale për përçarje dhe fyerje ndaj popullit.

Në një deklaratë publike në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ramadani tha se qeveria e re nuk do ta ndajë dhe nuk do ta përçajë popullin, siç, sipas tij, ka ndodhur me qeverinë në largim.

“Një qeveri tjetër nuk do ta ndajë e përçajë popullin sikurse kanë bërë këta që po shkojnë. Besoj se edhe vetë e kuptojnë çfarë gabimi kanë bërë”, u shpreh Ramadani.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës meritojnë një shtet të fortë dhe një jetë me dinjitet, e jo, siç tha ai, fyerje dhe ofendime të vazhdueshme nga pushteti.

Sipas Ramadanit, qeveria e ardhshme do të jetë në krah të qytetarëve dhe do të punojë për forcimin e unitetit kombëtar dhe sigurisë së vendit.

“Jemi bërë bashkë sepse është domosdoshmëri – për Kosovën dhe për sigurinë tonë kombëtare”, deklaroi kandidati i AAK-së.

Ai paralajmëroi gjithashtu se secili do të japë llogari për veprimet e kryera në dëm të shtetit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti