Aksidentohet rëndë motra e Messit, e kishte në plan të martohej më 3 janar

Aksidentohet rëndë motra e Messit, e kishte në plan të martohej më 3 janar

Motra e Lionel Messit, Maria Sol Messi, është detyruar ta shtyjë dasmën e planifikuar për 3 janar, pasi ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në Miami.

Sipas raportimeve nga mediat argjentinase, 32-vjeçarja ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një mur, duke pësuar fraktura në shtyllën kurrizore, si dhe djegie.

Megjithatë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë ka nisur rehabilitimin në Rosario, ka konfirmuar familja.

Dasma me Julian “Tuli” Arellano, anëtar i stafit trajner të ekipit U-19 të Inter Miamit, është shtyrë për një datë tjetër. Në ceremoni pritej të merrte pjesë e gjithë familja Messi, përfshirë edhe yllin e Inter Miamit.

Familja ka bërë të ditur se prioritet mbetet shërimi i plotë i Maria Sol.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti