Kërkesa e SPAK për Belinda Ballukun, PS bllokon Këshillin, PD akuza për mbrojtje politike

Kërkesa e SPAK për Belinda Ballukun, PS bllokon Këshillin, PD akuza për mbrojtje politike

Partia Socialiste nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës së demokratëve për të mbledhur Këshillin e Mandateve. Ky refuzim ku konsiderua nga opozita si mbrojtke politike ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për t’i hequr lirinë.

“Duhet ta keni të qartë që Edi Rama po i përdor mandatet e deputetëve të tij si kartonë të kuq ndaj drejtësisë, si kartonë për të penguar drejtësinë, si kartonë për të mbrojtur krimin e organizuar dhe të korruptuarit që i ka në qeveri. Ne kemi sot ende në detyrë, një anëtare të grupit të strukturuar krimin sipas SPAK që kontrollon të gjithë sistemet e sigurisë shqiptare”, tha Bardhi.

Pritja e demokratëve duket të jetë e gjatë pasi Edi Rama e bëri të qartë se pa u shprehur Kushtetuesja për çështjen Balluku, mazhoranca nuk e ka ndërmend të ecë përpara me kërkesën e SPAK, shkruan A2 CNN, transmeton Periskopi

“Në datë 22, që ti sqarojmë shqiptaret fillon gjykimi në GJK, por ne nuk e dimë kur përfundon. Pra kuvendi ka shtyrë pa afat shqyrtimin e kësaj kërkese të ngutshme të prokurorisë. Kuvendi po pengon drejtësinë, Edi Rama po pengon drejtësinë që të kenë mundësi që të prishen provat dhe të intimidohen dëshmitarët dhe ky është një puç i rëndë kushtetues, ndaj edhe fshihen sot”, tha Bardhi.

Mbylljen e deklaratës Gazment Bardhi e bëri duke njoftuar se grupi parlamentar i PD-së do të kërkojë një mbledhje tjetër për ditën e premte të Këshillit të Mandateve me rend dite autorizimin e SPAK për heqjen e lirisë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti