Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

Milot Rashica ka dhënë kontribut të madh të martën mbrëma në fitoren e skuadrës së Beshiktashit.
Me dy golat e shënuar nga Vaclav Cerny, Beshiktashi të martën mbrëma e mposhti Fenerbahçen në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për Kupë të Turqisë.
Beshiktashi e fitoi derbin me rezultatin, 2:1. Ishte ndeshja e parë e Grupit C.
Vaclav Cerny i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 33-të.
Dhjetë minuta më pas, Marco Asensio, i barazoi shifrat. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Cerny me asistim të Rashicës në minutën e 91-të e realizoi golin e fitores, 2:1.
Rashica e kompletoi ndeshjen.
29-vjeçari këtë edicion ka një gol e tri asistime në të gjitha garat.
Golin e parë e shënoi në fundjavë kundër Rizesporit dhe me ndeshjen e sotme, ka dhënë shenja se po i kthehet formës së dikurshme.
