Kujdes kur udhëtoni nëpër Serbi, nga nesër mbyllet rruga për Kosovë

Kujdes kur udhëtoni nëpër Serbi, nga nesër mbyllet rruga për Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët të cilët tashmë ja kanë mësyrë Kosovën për festat e fundvitit.

Përmes një njoftimin për media, kjo ministri ka bërë të ditur se nesër më 24 dhjetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

“Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të kete edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Njoftimi i plotë:

🚨 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se nesër, më 24 dhjetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të kete edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën për Menaxhim të Krizave Konsullore (QKMK) në numrat:

📞 +383 45 198 000

📞 +383 45 198 606

📞 0800 500 95

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti