Një banor i verbër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Një banor i verbër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Për herë të parë në historinë e Big Brother të Shqipërisë ka hyrë një banor me nevoja të veçanta.

Bëhet fjalë për Stenaldo Mëhillin, i cili humbi shikimin kur ishte vetëm gjashtë muajsh.

Siç tha gjatë prezantimit të tij, moderatori Ledion Liço, deklaroi se Stenaldo është i pari që ka prekur shtëpinë dhe ka qëndruar për disa ditë.

“Për herë të parë në historinë e Big Brother në Shqipëri dhe në të paktat raste në botë, pjesë e kastit të këtij edicioni do të bëhet edhe një banor i verbër”, ka thënë Liço.

Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë.

Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh.

Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.

Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humbi shikimin.

Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.

Mëhilli mori pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.

Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.

Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.

Rikthimi në Shqipëri vjen si pamundësi e nënës së tij, për t’u përshtatur me jetesën në Gjermani.

Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti